Çfarë i bën femrat tërheqëse ?

Dikush para shumë vitesh ka thënë se ne jemi të ndërtuar gjenetikisht për të flirtuar, sepse flirtimi është pikënisjae riprodhimit. Por që një mashkull të flirtojë me një femër, së pari ajo duhet t’i duket tërheqëse. Këto janë shkencëtarisht disa nga faktorët që meshkujt shohin dhe që e bëjnë një femër tërheqëse:

1.Një raport mes belit dhe ijeve Beli dhe ijet kanë një rol të rëndësishëm kur vjen puna për lindjen e fëmijëve. Pra meshkujt shohin një raport mes këtyre të dyjave që u pëlqen, ai me vete mendon: “Hmm…kjo mund të lindë fëmijën tim”.

2.Zëri i lartë Studiuesit shprehin se femrat me zë të lartë, janë më të favorizuara për t’u parë si tërheqëse nga meshkujt. Një zë i lartë simbolizon jo vetëm rini, por edhe një trup më të vogël.

3.Flokë të shëndetshëm Studiuesit kanë zbuluar se flokët e shndërritshëm e të shëndetshëm luajnë një rol të madh në përcaktimin nëse një femër është tërheqëse apo jo. Simbolizojnë shëndet dhe pjellori.

4.Buzëqeshja Meshkujt preferojnë femra të buzëqeshura dhe sa më e madhe ajo, aq më mirë. Ndërkohë femrat parapëlqejnë meshkuj seriozë.

5.Pak make-up Studimet kanë treguar se meshkujt pëlqejnë femrat që përdorin rreth 40% më pak produkte kozmetike. Pra, pamja natyrale në modë.

6.Ngjyra e kuqe Ashtu si femrat, edhe meshkujt tërhiqen nga ngjyra e kuqe. Kjo vlen edhe për kafshët. E kuqja është magnet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button