Shtohen kërkesat e qytetarëve nga Maqedonia për azil në Gjermani

Kërkesa e  qytetarëve të Maqedonisë për azil në Gjermani është rritur pesë herë. Nga viti 2011 deri në vitin 2013, numri i azilkërkuesve është rritur nga 1.753 në 9.418. kërkesat për azil refuzohen, por vazhdon trendi i rritjes së kërkesës me azilkërkues të rinj, transmeton Dojçe Vele.

 Mihajl Rizbek, nënkryetar i shërbimit federal të migracionit dhe refugjatëve,  nga Nymbergu, sqaron se në Gjermani procedura e dhënies së azilit është rregulluar juridikisht që nga viti 1953. Sipas tij statistika e vitit të kaluar vetëm sa e vërteton atraktivi tetin e vendit, për azil.

Gjermania është destinacioni kryesor i refugjatëve nga vendet e ndryshme.

Vitin e fundit numri i personave që ka kërkuar statusin e azilit në Gjermani ka arritur deri në 127 mijë vetë, që është një rritje prej 50 mijë vetave në krahasim me vitet e mëparshme.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Mihajl Rizbek, numri më i madh i azilkërkuesve vijnë nga vendet e Ballkanit, Siria dhe Rusia.

Ndër vendet e Ballkanit, qytetarët më të shumtë që kërkojnë azil janë nga Serbia dhe Maqedonia, që llogariten se janë ndër dhjetë vendet e para që shtrojnë më shumë presion për kërkesën e azilit.

Lajme të ngjashme

Back to top button