Yanukovich përpara drejtësisë?…Nuk është risi!
Ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakhov ka deklaruar se është dhënë një urdhër-arrest për ish-presidentin Viktor Yanukovich.
Ndër të tjera është bërë me dije se, është identifikuar vendndodhja e këtij të fundit, që sipas burimeve citohet se, Yanukovich është parë në gadishullin e Krimesë.
Ky informacion është faktuar nga vetë ministri i Brendshëm, i cili nëpërmjet një njoftimi në portalin social “Facebook”, ka njoftuar ndjekësit duke shkruar se Yanukovich është parë në gadishullin e Krimesë mbrëmjen e djeshme, por që aktualisht ende nuk dihet vendndodhja e tij e saktë.
Autoritetet vendase kanë bërë me dije për një ballafaqim të mundshëm të ish-presidentit përpara drejtësisë, pasi në kohën që ky i fundit posedonte fuqi supreme në pushtet, e keqpërdori atë duke pasuruar aleatët e duke goditur protestuesit./Shekulli