Shkencëtarët: Titanik nuk u fundos nga përplasja me ajsbergun

Pas 105 vitesh nga fundosja e Titanikut, studiuesit thonë se ka prova të qarta se anija më e famshme e cila ka hyrë në historinë e njerëzimit nuk është fundosur për shkak të përplasjes me ajsbergun, raporton Anadolu Agency (AA).

Titanik më 10 prill 1912, ishte nisur në udhëtimin e tij të parë tejoqeanik nga porti Southampton drejt New Yorkut. Kapiteni Edward John Smith asokohe me qëllim ishte nisur drejt rrugës më të shkurtër, më në veri nga e përcaktuara dhe kështu ka nënvlerësuar rrezikun e përplasjes me ajsbergun.

Vetëm katër ditë më vonë, Titaniku u përplas me një ajsberg, e cila e kishte përgjysmuar dhe fundosur dy orë më vonë. Fundosja e Titanikut 105 vjet më parë konsiderohet si aksidenti më i madh detar në historinë moderne.

Teoria se Titaniku nuk është fundosur nga përplasja me ajsbergun u shfaq në dokumentarin e fundit të quajtur “Titanik: Prova të reja” që u emitua nga transmetuesi shtetëror britanik Channel 4.

Shkencëtarët të cilët kanë punuar në dokumentarin janë thirrur te gazetari britanik Senan Molony i cili mbi 30 vite studion të gjitha fotografitë e njohura të Titanikut, duke përfshirë edhe ato që janë shitur në ankand.

Molony më parë kishte shkruar se fotografitë e anijes së famshme të dëmeve të dukshme në formën e pikave të zeza në afërsi të vendit ku thuhet se anija është përplasur me ajsbergun, janë bërë para se Titanik të dalë nga kantieri në Belfast.

Molony thotë se Titanik kishte dëme edhe para lundrimit në det. Shkencëtarët kanë konfirmuar se dëmtimet e anijes janë shkaktuar nga një zjarr në dhomat përdhesë, ku ndodheshin kazanet.

Pikërisht këto dëmtime kanë ndodhur tre javë para lundrimit të anijes. Sipas shkencëtarëve, kjo ka dobësuar çelikun e Titanikut para përplasjes me ajsbergun.

Teorinë e fundit rreth shkakut të fundosjes së Titanikut e kanë transmetuar media të shumta ndërkombëtare.

Nga 2.224 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të cilët ishin në Titanik, aksidentit në ujërat e ftohta të Atlantikut i mbijetuan 710 persona, ndërsa mbi 1.500 të tjerë u mbytën.
Rrënojat e Titanikut të fundosur në fundin e Oqeanit Atlantik, 645 kilometra nga Newfoundland i gjeti marinari Robert Ballard në vitin 1985.
Në periudhën prej 1987 deri në 2004, ekipet e zhytjes nga rrënojat kanë nxjerrë objekte të shumta të cilat sot nëpër ankandet botërore arrijnë shuma marramendëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button