Turqi, në 7 ditët e fundit janë neutralizuar 26 terroristë

Pjesëtarët e policisë turke në shtatë ditët e fundit në 274 operacione kanë neutralizuar 26 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, raporton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Turqisë, në operacionet policore në mbarë vendin janë vrarë dy anëtarë të organizatës terroriste PKK, 19 terroristë janë dorëzuar, pesë u arrestuan.

Policia turke ka arrestuar 342 persona të dyshuar për ndihmë ndaj organizatës terroriste dhe 34 të dyshuar u arrestuan. Përveç kësaj, në operacionet policore janë konfiskuar 32 armë, 35 granata dore, 30 mjete shpërthyese artizanale dhe mina si dhe 780 kilogram eksploziv.

Në operacionet policore, me qëllim të shkatërrimit të financimit të terrorizmit, janë konfiskuar mbi pesë ton kanabis dhe 22 kilogramë heroinë, si dhe një sasi e madhe të drogave të tjera me vlerë rreth 10 milionë euro.

Në vlerë prej rreth tre milionë euro u bë edhe konfiskimi i cigareve të kontrabanduara dhe karburantit. Gjithashtu janë arrestuar edhe 52 trafikantë me qenie njerëzore.

Në operacionet policore të kryera në kuadër të luftës kundër terrorizmit, nga liria janë privuar 147 persona të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DEASH. Nga 147 të ndaluar në paraburgim janë mbajtur 25 të dyshuar.

Në operacionet kundër organizatës terroriste FETO/PDY janë arrestuar 475 persona, dhe 116 prej tyre janë mbajtur në paraburgim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button