Shtypni këto 2 pika dhe lehtësoni dhimbjet e shpinës pa ilaçe!

Dhimbja në shpinë është shpesh rezultat i një muskuli të dëmtuar si rezultat i tërheqjes së një objekti të rëndë, apo mund të jetë edhe gjenetike. Dhimbja mund të ndryshojë nga më e butë në më e fortë, dhe kjo mund të shoqërohet me një ndjesi shpimi gjilpërash ose ndjesi djegie në një ose të dyja këmbët, shkruan shendeti.com.al.

Dhimbja mund të zbutet përkohësisht me ilaçet qetësuese, por mjekësia alternative ofron mënyra efektive për të trajtuar dhimbjen. Akupunktura është një mënyrë e natyrshme dhe efektive për të nxitur relaksimin e trupit  dhe trajtimin e sëmundjeve. Kjo praktikë e lashtë kineze, përmirëson shëndetin e përgjithshëm dhe e ekuilibron atë. Ajo përfshin një masazh ose duke aplikuar presion në pika të caktuara në trup.

Trupi i njeriut ka qindra pika të akupunkturës, dhe stimulimi i tyre mund të ofrojë përfitime të shumta shëndetësore. Sipas fotos më sipër janë dy pikat që duhet të stimulohen të cilat do t’ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës.

Masazhi i pikës djathtas do t’ju ndihmojë të zbutni dhimbjen në zonën e sakrale dhe dhimbjen e nervit shiatik. Masazhi duhet të jetë tejet i butë pasi nuk duhet të lëndojë pjesën e ndjeshme në rastin e dhimbjes.

Masazhi i pikës majtas do të trajtojë dhimbjet në shpinë, vithe, dhimbjet e nervit shiatik, dhe do të qetësojë spazmën e muskujve. Për më tepër, ky masazh do t’ju ndihmojë gjithashtu në rastin e dhimbjes së këmbëve dhe hemiplegia (paralizë e plotë e gjysmës së trupit).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button