LETRA

Do marr letra udhë, si shpend 
në zjarr kalitur
mbi petalet e tua do të 
përkëdhel me dashuri
në letër është sekreti im!
I skëterrshëm e imja e panjollosura bardhësi.
Aty rrëfehet bota e shpirtit të padukur
aty rrëfehet brenga për të qenë 
skllav për ty !
 Me penë në dorë si pulëbardhë 
e plagosur 
kështjellën e ëndrrave ta shemb … 
në një shtegtim 
E kur dielli perëndon, djeg rretë 
e shpirtit përpara botës,
midis shkëmbinjve blu …! 
shfaqet hëna e kristaltë 
e vjeshtës së ngadaltë 
nën muzgun e qetësisë 
duke të ëndërruar ty.
 Do të shkruaj unë, 
do të shkruaj gjaku im 
me dy flatra të forta 
dhe një adresë të ndritur.

Poezia “Letra” fitoi çmimin e parë në konkursin letrar: Sefer Selimi – Pallati i Kulturës, Gostivar. Autore është studentja dhe poetesha nga Tetova: Ermira Selami.

Lajme të ngjashme

Back to top button