Kandidatët për policë të cilët e kanë përfunduar trajnimin kërkojnë punësim

Kërkesë për zgjidhje të statusit me punësimin e klasës nga 660 kandidatë për policë sot para MPB-së kërkuan disa dhjetëra të rinj nga gjenerata 2015/2016 të cilët me sukses e kanë përfunduar trajnimin dhe më 8 tetor të vitit 2016 kanë dhënë betim solemn.

Gjorgjia Kollarovski, i cili është pjesë e kandidatëve për policë dhe në emër të kolegëve të tij kërkoi që sa më shpejtë të zgjidhet statusi i tyre për shkak se, siç tha, nuk dëshirojnë të jenë viktima të asnjë sistemi politik dhe se përjashtojnë çfarëdo lloj lidhshmërie me partitë politike.

“Ne dëshirojmë t’u ndihmojmë kolegëve tanë të cilët çdo ditë ballafaqohen me deficit të kuadrit të punës dhe janë të shpërndarë në të gjitha anët. Kërkojmë mundësi që të dëshmohemi dhe tregohemi. Mundësi nga e cila na ndan vetëm një nënshkrim i marrëveshjeve tona për punësim, si dhe mundësi për ekzistencë stabile”, tha Kollarovski.

Ai informoi se sot janë pritur nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu i cili i ka njoftuar se më 10 tetor të vitit 2016 është dorëzuar kërkesë deri te Ministria e Financave, por kanë marrë përgjigje se nevojitet dorëzimi i edhe një kërkese në vitin 2017. Nga ministri Nuhiu kanë marrë bindje se pas festave të fundvitit nga MPB-ja do të dërgojnë sërish kërkesë deri te Ministria e Financave.

Kandidatët për policë kërkojnë që MPB-ja ta respektojë rregullativën ligjore dhe thirren në nenin 98 paragrafi 1 nga Ligji për punë të brendshme në të cilin është theksuar se ministri i Punëve të Brendshme merr vendim për zgjedhje të kandidatëve të trajnuar për polic nga më mirë të ranguarit nga rang-lista nga neni 97 nga i njejti Ligj. Ata kërkuan edhe zbatim edhe të nenit 99 nga Ligji në të cilin është theksuar se me kandidatët e trajnuar MPB-ja duhet të firmosë marrëveshje për punësim me të cilën kandidatët përfitojnë statusin polic- praktikant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button