Reagon Ministria: “Nuk kemi kërkuar asistencë për vizën amerikane të Dodik”

Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) njoftoi se nuk ka kurrfarë roli formal obligues në procesin e marrjes së vizës për udhëtim në vende tjera për persona që janë bartës të pasaportës diplomatike, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Jashtme e BeH-së e theksoi këtë me rastin e shumë informacioneve të cilat u paraqitën kohëve të fundit në media lidhur me udhëtimin e presidentit të Republikës Sërpska Milorad Dodik në SHBA.

“Ministria mund të kryejë asistencë me kërkesë të bartësit të pasaportës diplomatike, por në rastin e presidentit të Republikës Sërpska nuk ka patur kërkesë të tillë dhe MPJ e BeH-së nuk ka patur, as që ka çfarëdo lidhje me marrjen e vizës apo çfarëdo qoftë aspekti tjetër të udhëtimit eventual të presidentit të Republikës Sërpska në SHBA. Njëkohësisht, në opinion u paraqitën spekulime të shumta me rastin e pjesëmarrjes së individëve nga BeH në ceremoninë zyrtare të inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-ve Donald Trump”, theksojnë nga MPJ-ja e BeH-së.

MPJ e BeH-së konfirmoi se në ceremoninë do të jetë i pranishëm ambasadori i BeH-së në SHBA, dhe se asnjë informacion shtesë për pjesëmarrje të mundshme të personave tjerë nga BeH-ja nuk mund të komentojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button