Ata asnjëherë nuk do ta pranojnë: 4 gjëra që rrotullohen në kokën e meshkujve të dashuruar

Po, ndoshta ai nuk është tip i cili ju përshpërit fjalë të ëmbëla në vesh, por kjo nuk do të thotë se 6 orët në vazhdim duhet t’i kaloni me shoqen tuaj duke u ankuar se ai është i ftohtë akull me ju. Përkundër besimit të përgjithshëm, në kokën e tij rrotullohen vetëm mendime për të pirë, futballin dhe shokët e tij. Në kokën e tij ekzistojnë shumë më shumë gjëra se sa që mendoni, të cilat asnjëherë nuk do t’ua kishte treguar… edhe pse ndoshta duhet! Ja një pjesë e tyre.

1.Ata duan të jenë “i dikujt”

Meshkujt duan të jenë në rolin e partnerit të dikujt, pa marrë parasysh se sa mundohen ta fshehin këtë. Ata duan ta keni atë ndjesinë e përkatësisë, madje edhe nëse asnjëherë nuk do ta pranojnë.

2.Nuk i pëlqen të luajë lojëra

Edhe pse ju tingëllon kontradiktore, është shumë e vërtetë. Afërsisht të gjithë meshkujt duan të luajnë lojëra seksi në dhomën e gjumit, por nëse i zini në gojë lojëra në video, fytyra e tyre shumë shpejt shndërisë. Por, kur janë në pyetje lojërat psikologjike të lidhura me lidhjen tuaj, atyre nuk u pëlqejnë ato, njëlloj sikur juve. Sapo të vendosin t’i jepen lidhjes, duan të vërtetohen se janë të sigurtë dhe prandaj fillojnë ta krijojnë lidhjen e tyre në mënyrë të sinqertë dhe nuk do të reagojnë mirë nëse ju luani me ta, për shembull nëse mundoheni t’i bëni xhelozë me qëllim. Nuk do t’ua tregojnë këtë dhe pikërisht për këtë arsye me kalimin e kohës mund ta përfundojë lidhjen, pa e ditur ju se çfarë nuk ka qenë në rregull.

3.E vlerëson mendimin e shokëve të tij

Nuk janë vetëm femrat të prirura për kërkimin e konfirmimit nga shoqet. Edhe për meshkujt është shumë e rëndësishme të përshtateni me shoqërinë e tij dhe prandaj së pari do të mundohen në mënyrë indirekte t’ju kyçin në rrethin e tij para se të fillojnë të mendojnë seriozisht për ardhmërinë tuaj.

4.Frikësohet t’ju humbasë

Pa marrë parasysh se sa ju duket që është me këmbët në tokë, prapseprapë edhe ai është qenje njerëzore i cili i ka frikrat e tij. Meshkujt asnjëherë nuk do t’ua pranojnë se frikësohen t’ju humbasin, e aq më pak ta shfaqin atë dhe për këtë arsye ndodh t’i keqinterpretoni sinjalet të cilat ua dërgon për emocionet e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button