Komisioni kushtetues i Parlamentit turk miratoi ndryshime në Kushtetutë

Komisioni kushtetues i Kuvendit të madh popullor e miratoi Propozim-ligjin me të cilin parashikohen ndryshime në Kushtetutën e Turqisë.

Siç njoftoi agjencia Anadolia, me vendimin e tillë të Komisionit hapet rruga për debat kuvendor për reformat kushtetuese në vend dhe prononcim i Parlamentit për propozimin.

Në pajtim me procedurën ligjore, nëse Parlamenti e miraton Propozim-ligjin për ndryshimin e Kushtetutës, duhet të organizohet referendum në të cilin qytetarët do të prononcohen nëse i pranojnë ndryshimet kushtetuese.

Referendumi pritet të mbahet gjatë pranverës së ardhshme.

Me ndryshimet kushtetuese parashikohet rritje e kompetencave të shefit të shtetit, me ç’ka praktikisht sistemi aktual parlamentar në Turqi do të zëvendësohet me presidencial.

Kundërshtarët e ndryshimeve vlerësojnë se ata sillen me dëshirë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, i cili në këtë mënyrë dëshiron edhe ligjërisht ta rregullojë fuqinë reale politike të cilën e ka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button