Maqedoni, mediat radiodifuzive bënë shkelje ligjore para dhe gjatë zgjedhjeve

Mediat e radiodifuzionit në Maqedoni kanë bërë shkelje të Kodit zgjedhor në periudhën parazgjedhore në vend. Kjo u bë e ditur nga Agjensioni për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) në takimin e katërt publik që u mbajt sot në objektin e ASHMAM-së, transmeton Portalb.mk. Shkeljet të shumta u bënë edhe në  emetimin e reklamave te financuara nga qeveria.

“Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore prej periudhës 21 nëntor deri në 9 dhjetor, u konstatuan rreth 34 shkelje. Numri më i madh i tyre ishte i bazuar në kohëzgjatjen e lejuar të reklamimit politik, në emetimin e programeve të paguara politike në edicionet e lajmeve dhe emisione tjera televizive. Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore kemi 13 shkelje ligjore në 10 programe emetuese ”, thotë Zoran Trajçevski, drejtor i ASHAM-së.

Në kuadër të aktiviteteve të Agjencisë, është bërë edhe hulumtim për gjininë në media.

“Në periudhën prej 15 prillit deri më 15 maj në lajmet qendrore në televizionet kombëtare vetëm pesë minuta i janë kushtuar artikujve të cilat përfshinë çështje gjinore. Sipas këtij hulumtimi, 75 për qind e bashkëbiseduesve ishin burra, përderisa 25 gra. Artikujt janë përgatitur nga 361 gazetare dhe 197 gazetarë, por në lidhje me pozitat e redaktorëve ky proces është mjaft i kundërt. Në edicionet qendrore të këtyre televizioneve të cilat janë lëndë e hulumtimit ka pasur 16 redaktorë dhe tetë redaktore. Në lajmet e sportit është vërejtur prani e madhe e informacioneve për sukseset e ekipeve femra të sportit.” tha Trajçevski.

 Shumica e qytetarëve të Maqedonisë nuk pranojnë informacione nga një burim dhe informohen për ngjarjet e njëjta nga media të ndryshme, tha Emilija Petreska.

“Se sa janë selektiv në burimin e informatave 75% e qytetarëve deklaruan se ato marrin informata nga më shumë burime, kurse 25% nga vetëm një burim” shpreh ajo.

Sasho Bogdanovski, ish bashkëpunëtor në ASHMAA tha se mediat nuk u japin hapsirë të hendikepuarve.

“Duhet ndryshime në strukturën dhe organizimin e programeve televizive me qëllim që mesazhi te kuptohet nga te gjithë njerëzi, duke përfshirë këtu përdorimin e gjuhës së trupit”, tha Sasho Bogdanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button