Tevez: Dua derbin, nuk iki nga Juve
Nuk jemi ende të qetë pas fitores 2-0 ndaj Trabzonspor. Filozofia e Carlos Tevez ështe e njëjtë me atë të Antonio Contes. Juve nuk duhet të ndihet kurrë e vetëkënaqur. Menjëherë pas suksesit në Europa League vjen derbi me Torinon, sfidë në të cilën ka pasur replika në distancë mes argjentinasit Tevez dhe Immobile.
“ Torino është një skuadër e fortë, ndeshja e fazës së parë ishte shumë e vështirë dhe po ashtu dhe ajo e kësaj të diele do të jetë shumë e komplikuar për ne. Nuk e kam me Immobilen për ndërhyrjen që më bëri, kështu e ka futbolli. Tifozët e Torinos në përfundim të derbit të fazës së parë u ankuan se i ndihmuam nnga gabimet arbitrale, duke harruar që faulli që pësova unë meritonte kartonin e kuq ndaj dhe publikova në rrjetet sociale foton e dëmtimit që pësova në kavilje në ndërhyrjen e Imobiles”, transmeton Supersport.
Tevez që është i bindur për një qëndrim të gjatë te Juve, ndërsa rrëfen dhe objektivin që synon të arrijë me fanellën bardhezi.
“Besoj se do të qëndroj shumë këto te Juventus, ndihem mirë në Torino. Objektivat? Ëndërra e të gjithëve natyrisht është që të fitojmë Champions League”.