Tetovarët të pa interesuar për tu verifikua se a janë në listat zgjedhore

Qytetarët   nuk janë shumë të interesuar  për të verifikuar  vetën e  tyre se a  janë në listat zgjedhore në zyrat rajonale të ministrisë së drejtësisë. 

Sipas Dehar Mustafait udhëheqës i kësaj njësie, numri i atyre që vijnë nuk është në nivelin e duhur  dhe deri më tani  kanë ardhur  gjithsej  379 qytetar për tu vërtetuar  se a janë në listën zgjedhore dhe, të gjithë  kanë konstatuar  se ata gjenden në listën zgjedhore. 

Në komunën e Tetovës 379 qytetarë kanë kërkuar të shikojnë veten e tyre se s janë në listat zgjedhore, në komunë  e Bogovinës 8 qytetar, Bërvenicës 74, Zhelinës 25, Tearcës 22 si dhe në komunën e Jegunovcës 48 qytetar deklaroi Dehar Mustafai. 

Në  njësinë rajonalë të ministrisë së djegësisë  për momentin janë duke u mbledhur nënshkrimet  edhe për tre kandidat të pavarur  për kryetar të shtetit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button