Suarez ia bën ‘bajat’ Ronaldos që e fitoi “Topin e Artë” (FOTO)

Denis Suarez ka minimizuar triumfin e Cristiano Ronaldos në garë për “Topin e Artë”. Mesfushori i Barcelonës, Denis Suarez nuk ka dyshime.

Ai thotë se të gjithë e dinë se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në botë. Suarez ka theksuar se Cristiano Ronaldo fitoi “Topin e Artë” për arritjet e tij në vitin 2016.

Por, sipas tij më i miri mbetet Messi.

“Topi i Artë është për futbollistin më të mirë të vitit në botë, por më i miri në botë është Messi, e di edhe Zoti”, deklaroi Suarez për “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.

“Cristiano në sezonin e fundit fitoi Ligën e Kampionëve dhe Evropianin”, theksoi ai. /Lajmi.net/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button