Armata turke ka neutralizuar 44 luftëtarë të SHI-së në Sirinë Veriore

Armata turke njoftoi sot se ka neutralizuar 44 luftëtarë të grupit Shteti Islamik dhe ka lënduar 117 në suaza të operacionit në rajonin e qytetit Al Bab në Sirinë Veriore.

Në kumtesë theksohet se shtatë kryengritës janë lënduar gjatë përleshjeve ditën e kaluar, ndërsa 154 caqe të SHI-së janë mundur me artileri ose me armë të tjera.

Kryengritësit e mbështetur nga armata turke, e mbajnë nën rrethim Al Bab tashmë disa javë në suaza të operacionit Mbrojtja e Eufratit, të cilin e filloi Turqia para rreth katër muajve me qëllim të pastrimit të kufirit turko-sirian nga ekstremistët sunit dhe kryengritësit kurdë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button