Sot fillojnë punimet në autostradën Kërçovë- Strugë

Sot do të fillojnë punimet për ndërtimin e autostradës Kërçovë- Strugë, si pjesë e përfundimit të projektit Korridori 8.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë, i obliguar për çështje evropiane Fatmir Besimi me këtë rast tha se bëhet fjalë për një pjesë të rrugës rreth 60 kilometra me një kredi e cila do të kushtojë rreth 380 milionë euro për Maqedoninë.

“Bëhet fjalë edhe për pjesën e Strugës, ku me kredi nga Banka Evropiane rreth 40 deri 50 milionë euro varësisht prej kostove me cilën do të përfundohet kjo pjesë e korridorit 8”, tha Besimi.

Besimi paralajmëroi gjithashtu se në qershor pritet të fillojë procesi i koncesionimit të dy rrugëve shumë të rëndësishme, asaj Gostivar-Kërçovë dhe Shkup-Bllacë.

Lajme të ngjashme

Back to top button