Mito për notë kaluese, arrestohen 2 profesor në Durrës

Burimet zyrtare na bëjnë me dije se, si pasojë e një rasti të kapur në flagrancë janë arrestuar dy pedagogë mes tyre edhe dy studentë pasi kanë pranuar nga këta të fundit, të marrin një shumë të konsiderueshme parash në këmbim të një note kaluese.

Ky rast është vënë në shënjestër dhe është pikasur në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, pikërisht në qytetin e Durrësit.

Të katër personat e arrestuar nga Prokuroria e Durrësit, akuzohen për “korrupsion pasiv dhe aktiv” pasi dy pedagogët Odeta Tota dhe Erind Sina, merrnin 20 deri në 25 mijë lekë të reja për t’u vënë studentëve notë kaluese në provim.

Dy pedagogët dhe dy studentet (Merushe Boçerri dhe Eralda Lika) u arrestuan pas një hetimi tremujor të Prokurorisë së Durrësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button