Borë në Gjavatë, Strazhë, Mavrovë, Bukovë, Pletvar dhe Presekë

Reshje të dobëta të borës ka në Gjavatë, Strazhë, Mavrovë, Bukovë, Pletvar dhe Presekë. Në qafën e malit Gjavatë, reshjet janë me intensitet të mesëm, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë në raportin për gjendjen e rrugëve në orën 18.

Sipas LAMM, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa në viset më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore. Në pjesët e tjera të vendit rrugët janë vende-vende të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Për shkak të masës ajrore shumë të ftohë nga veriu në ditët të në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë, lokalisht me reshje të lehta dëbore. Nesër dhe pasnesër do të bjerë borë e lehtë dhe do të fryjë erë e fortë veriore me shpejtësi të ndryshueshme edhe deri në 100 kilometra në orë, e cila veçanërisht do të jetë më e pranishme në male. Temperatura e ditës do të ulet dukshëm, ndërsa më e ulët do të jetë të enjten dhe të premten kur në shumë vendet do të jetë nën zero gradë celsius. Nga e premtja pason mot i kthjellët dhe gradualisht qetësim i erës. Për uikendin moti do të jetë me diell. Për natën e Vitit të Ri pritet moti të jetë i kthjellët, por shumë i ftohtë me temperatura  nën minus 10 gradë Celsius./MIA

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button