E vërteta është ndryshe kur gazetari nuk është kureshtar
“Jugohromi” ose tregimet zgjedhore që përsëriten
Shkruan: Ljubomir Kostovski
Në spinimin e publikut marrin pjesë edhe gazetarët me shkrimet e tyre. Pozita e tillë servile e gazetarëve posaçërisht është e theksuar kur shkohet në ndonjë vizitë së bashku me përfaqësuesit e pushtetit dhe kur nuk parashtrojnë pyetje “të pakëndshme”, pa të cilat nuk mund të mendohet gazetaria profesionale.
Zgjedhjet janë periudha e zakonshme kur tregohen përralla për një të ardhme më të mirë. Për publikimin e përrallave të tilla, sigurisht se gazetarët janë të domosdoshëm.
Gjatë zgjedhjeve përsëriten të njëjtat rrëfime për një të ardhme më të mirë, të përdorura në të kaluarën. Që këto rrëfime të kenë efekt mendohet se prania e gazetarëve që nuk bëjnë pyetje është e mjaftueshme. Lidhur me këtë ka një tekst shumë udhëzues në ueb sajtin e prof. Najçevska („Dekleratat e politikanëve komentohen“).
Shembulli, i cili do të prezantohet këtu ndodh ndërmjet dy rretheve zgjedhore në pronën e Komunës së Jegunovcës, kur me 7 prill duhej të mbahet rrethi i dytë i votimeve, pasiqë në rrethin e parë kandidati i LSDM – së kishte përparësi kundrejt kandidatit të VMRO-DPMNE-së, me 334 vota.
Pushteti organizoi karvanin e gazetarëve për vizitë të kombinatit “Jugohrom”, i cili është shumë i rëndësishëm për këtë komunë dhe nëpërmjet pranisë dhe fjalimit të zëvendëskryeministrit Stavreski e prezantoi rrëfimin e saj të suksesshëm ekonomik për ringjalljen e këtij kombinati. Bile, edhe sukseset eventuale të këtij kolektivi u prezantuan si model, i cili e lëvizë tërë ekonominë e vendit. Por, të kthehemi në fillim.
Çfarë duhet të dinë gazetarët, posaçërisht gazetarët – fillestarë lidhur me rubrikat ekonomike të mediumeve?
Për fillim, duhet ta kenë të qartë se të a.q. vizita të organizuara në fabrika të caktuara, vende ndërtimi dhe ngjashëm kanë për qëllim të lënë përshtypje ndaj atyre që dërgohen në “terren”. Përveç kësaj mund të ketë përpjekje për një lloje korrupsioni (dreka të bollshme, atmosferë të relaksuar, dhurata, përzgjedhje për udhëtime të përbashkëta në të ardhmen me përfaqësues të pushtetit në vende më ekskluzive jashtë vendit dhe ngjashëm).
Që mos u ndodh mashtrimi i planifikuar, gazetarët, të cilët janë të gatshëm të bëjnë shkrim të pavarur dhe të vërtet, duhet që përveç ndjekjes së lëvizjeve globale ekonomike, parametrave, të dhënave publike statistikore dhe ngjashëm, të kuptojnë sa më shumë lidhur me objektin ku shkojnë, për rezultatet nga e kaluara, teknologjia e cila është karakteristike, pronësinë e objektit dhe lidhjet me pushtetit(pushteteve), lokal dhe qendror…
Sot, kjo është më lehtë në krahasim me të kaluarën, duke iu falënderuar kërkimeve nëpërmjet internetit.
Çfarë lëshuan gazetarët gjatë kësaj vizite?
Së pari, si thuhet, “sy mbyllur” ose krejtësisht në mënyrë jo kritike i përcollën qëndrimet e Stavreskit, se si rritja e prodhimtarisë industriale në shkurt, nga 4,5 për qind dëshmohet me punën e “Jugohromit”. Rritja e prodhimtarisë në vazhdimësi për 20 muaj (!), paraqet një operacion të thjeshtë matematikor që duhet patjetër të kuptohet nga gazetarët e rubrikave ekonomike. Ky është vetëm një hap shumë i vogël drejt humnerës dhe debaklit të vërtet dhe afatgjatë ekonomik.
Bëhet krahasim i minusit afatgjatë me një plus të vogël, përkatësisht kur secili dhe rritja më e vogël paraqitet, sikur të jetë “gjigant”! Askush dhe askund, në asnjërin medium nuk janë bërë krahasime të tilla statistikore ose kontrollime të statistikave të thëna nga Stavreski. Bile as më vonë, pas publikimit, siç thuhet, raportet e zakonshme të “Jugohromit”.
“Jam i ngazëllyer nga rezultatet e mira të “Jugohromit” në fillim të vitit dhe konsideroj se kombinati gjatë mujave të fundit punon mirë. Po funksionojnë të gjitha furrat, mijëra veta janë në punë, që paraqet numrin më të madh të të punësuarve gjatë 10-të viteve të fundit. “Jugohromi{ ëhtë pjesë përbërëse e indeksit të rritjes së prodhimtarisë dhe pres që muajt në vijim të vazhdoj ky trend dhe industria maqedonase të vazhdoj me hapa pozitiv dhe në këtë mënyrë të ndikoj edhe në rritjen e ekonomisë dhe PBB në tërësi” – deklaroi Stavreski.
“Gjithmonë ishim këtu kur duhej të mbijetoj dhe të vazhdoj me punë “Jugohrom-i”, bartësi kryesor i ekonomisë për këtë rajon, kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Qeveria dhe pushteti lokal edhe në të ardhmen do ta ofrojnë tërë ndihmën e nevojshme, ashtu siç bënë edhe në të kaluarën, kur ishte e nevojshme të privatizohet toka dhe të nxitet eksporti në “Jugohrom”- tha Stavreski.
Në mënyrë të tërthortë rikujtohet se pushteti ka bërë lëshime që nuk janë karakteristike për raportin e një pushteti në ekonominë e tregut dhe këtë qasje e ka fituar Kombinati – ia ka dhënë tokën (!), ua ka hequr lejet ekologjike dhe në këtë mënyrë e ka bërë më konkurrues dhe më të lirë në treg dhe ngjashëm.
Nëse këto të dhëna më herët ose më vonë do të ishin kontrolluar, që është detyra themelore e gazetarisë, gjë që mund të bëhej vetëm me një kërkim në internet?
Së pari “Jugohromi” posedon 12 furra, e jo dy apo katër, numër ky që rrotullohet në rrëfimet parazgjedhore viteve të fundit. Se në këtë kombinat kanë punuar 2.500 persona e jo 400, 500 ose 1.000 dhe se punëtorët kanë qenë në marrëdhënie të përhershme pune dhe jo si sot, kryesisht me kontrata me kohë të caktuar!
Pastaj, gazetarët të cilët janë të përkushtuar në profesionin e tyre duhet ta kenë të qartë pa mëdyshje, se Kombinati “Jugohrom” është vendi i përhershëm për realizimin e spinit në çdo cikël zgjedhor, ndërsa ndërmjet cikleve zgjedhore ose nuk punon, ose punon me kapacitet të zvogëluar.
Biznesi me rrymën, për të cilin është i njohur ky pushtet, që udhëheq me shtetit shtatë vitet e fundit nuk mundëson prodhimtari rentabile të “Jugohromit”, pa privilegje në çmimin e rrymës ose pa privilegje të tjera siç është “mbyllja e syve” ndaj standardeve ekologjike.
Të shkojmë me radhë, duke analizuar vitet zgjedhore. Për shembull, në mars të vitit 2006, në prag të zgjedhjeve parlamentare u vun në funksion vetëm dy nga 12 furrat ekzistuese, që i posedonte asokohe “Silmak”. (shih: PAS NJË VITI PUSHIM Sot u ndezën furrat në “Jugohrom”, 18 mars 2006). Atëherë, “ESM Elektroekonomija e Maqedonisë” (EEM), në njërën nga fabrikat e mbyllura me vendim e kyçi rrymën te objekti i kombinatit! “Silmak”, punësoi 689 persona, ish-të punlësuar të “Jugohrom”.
Menjëherë pas zgjedhjeve, para se autoritetet e reja shtetërore (Koalicioni VMRO DPMNE-NSDP-PDSH), të hyjnë në kabinetin qeveritarë, udhëheqësia e atëhershme e Kombinatit sërish e problematizoi punën e punën e kombinatit dhe kërkoi rrymë elektrike me çmim të privilegjuar, pronësi të tokës, mos ekzistimin e filtrave ekologjik, zonë pa doganë…si pasoj pati disa greva të punëtorëve për shkak të faktit se nuk realizohen njëmijë punësimet e premtuara! (shih: Në takimin ndërmjet Sindikatës dhe investitorit të mundshëm I Pa kompromis për numrin e të punësuarve në “Jugohrom”).
Njërën nga kërkesat e drejtorisë, pushteti i ri e plotëson, mund ta qëlloni, sërish në kohën e votimeve të elektoratit – në vitin 2011, kur u bashkuan zgjedhjet lokale me ato presidenciale. Shtypi ose një pjesë e mediumeve fajësuan se “Feni” dhe “Jugohromi”, në mënyrë të paligjshme u pajisën me licenca ekologjike! Kundër këtyre veprimeve u ngritën organizatat ekologjike “Front”, Tregu i gjelbër maqedonas, Shoqata maqedonase ekologjike dhe “Ekosvest”, të cilat e fajësuan Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor se në mënyrë të paligjshme kanë bërë ndryshime lidhur me marrjen e licencave ekologjike të “Jugohrom-it” dhe “Fen-it” dhe kërkuan që në afat sa më të shkurtër t’i rishikojë këto vendime, t’i korrigjoj parregullsitë ligjore dhe t’i sanksionoj përgjegjësit për punën joligjore.
Pyetje e re dhe besoj më e lehtë për kolegët e rubrikave ekonomike: çfarë ndodhi me Kombinatin pas zgjedhjeve?
Raportet gazetareske në dhjetëditëshin e fundit të tetorit 2011, njoftuan se 4 nga 6 furrat e lëshuara në përdorim më herët janë fikur dhe se 400 punëtorë janë dërguar në shtëpi!
Atëherë në pushtet ishte e njëjta qeveri, kurse zëvendëskryeministri Stavreski i kishte të njëjtat funksione.
Atëherë, atje ishin të pranishëm të njëjtët gazetarë, të cilët në atë kohë bënë pak më shumë pyetje dhe ishin përgatitur për atë që do të ishte tema e raportit të tyre. Për fat të keq, një pjesë e tyre tashmë i kanë harruar edhe shkrimet e tyre të vjetra.