Bojken Lako flet për humbjen e babait

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur të aktorit të mirënjohur shqiptar, Bujar Lako, i tronditi të gjithë. Artisti, i cili ka pasur një karrierë të gjatë e të suksesshme në kinematografi njihet edhe si babai i kantautorit të shquar Bojken Lako.

Ky i fundit ka folur për herë të parë për vdekjen e babait vetëm pak orë më parë. Në statusin e publikuar në rrjetet sociale Bojken falënderon miqtë që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira, ndërsa shpreh edhe dhimbjen për humbjen e babait.

“Miq të Bujos, dashamirës , të afërm e shokë”, – shkruan Bojken. “Jemi të prekur pa masë e na keni dhënë mbështetje e emocion të fortë, me ndjeshmërinë që treguat në këto ditë të vështira. Ju falënderojmë shumë. Duam t’ju njoftojmë se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në varrezat e Sharrës në Kombinat, duke u nisur nga shtëpia këtu në Myslym Shyri në orën 11:00. Duam t’ju lajmërojmë se ditën e Mërkurë dhe të Enjte ju presim në ambientet e Hotel Mondial në dy orare : paradite 10:00 me 14:00 dhe pasdite 16:00 me 19:00 për ta kujtuar Bujon dhe për t’ju falënderuar nga afër.” Postimin e tij, këngëtari e mbyll duke shkruar: “Ju falënderojmë shumë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button