Vettingu, të martën pritet publikimi i arsyetimit

Gjykata Kushtetuese pritet të zbardhë nesër vendimin me të cilin nis dhe zbatimi i ligjit të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ligji i saj organik i vë një afat 5 ditor nga vendimmarja e 22 Dhjetorit.

Nëse do t’i referoheshim ligjit të ri për Gjykatën Kushtetuese, e marta e 27 Dhjetorit përkon me afatin 5 ditor kur do të duhet të publikohet i arsyetuar vendimi që la në fuqi me 6 vota pro e dy kundër ligjin e Vettingut.
“Në raste të veçanta që kanë të bëjnë me çështje të rëndësisë publike, Gjykata Kushtetuese mund të njoftojë dispozitivin e vendimit menjëherë pas marrjes së tij dhe shpall vendimin e arsyetuar brenda 5 ditëve. Në këtë rast, vendimi hyn në fuqi ditën e shpalljes së tij bashkë me arsyetimin, përveç rasteve kur gjykata vendos ndryshe”, thuhet në ligjin organik të Gjykatës Kushtetuese, transmeton ABC News.

Nëse ky nen zbatohet si i tillë, nga 28 Dhjetori nis zbatimi i ligjit per rivleresimin e prokuroreve dhe gjyqtareve dhe afati i pare eshte ai per plotesimin e formulareve.
Sidoqoftë nga moment i hyrjes në fuqi të ligjti të Vettingut ata kanë vetëm 13 ditë afat të mbetura për plotësimin e formularëve, pasi 17 të tjerat i kanë konsumuar deri në momentin që Gjykata Kushtetuese shpalli pezullimin e zbatimit të ligjit, pas kërkesës së Partisë Demokratike.

Brenda këtij 13 ditëshi numërohen edhe ditët pushim të Vitit të Ri, çka do t’i ngushtonte dhe më shumë afatet për prokurorët e gjyqtarët, ndërkohë që institucionet janë pushim.
Vettingu është procesi që do të përcaktojë se kush do të vazhdojë të qëndrojë në sistemin e drejtësisë.
Janë 3 formularë që të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët duhet të plotësojnë; një për pasurinë, një për lidhjet me krimin, që njihet si kontrolli i figurës dhe një për aftësitë profesionale.
Ka ende një ngërç për insitucionin që do të presë aplikimet, pasi kur ligji u miratua, në vjeshtë presidenti konstatoi se afati 45 ditor që ai ka në disoizcion lidhej me hyrjen në fyqi të kushtetutës së 21 Korrikut dhe jo të ligjit. Edhe sot në ligj ai ashtu vazhdon të jetë i parashikuar.

Ndërkohë që nëse presidenti nuk e ushtron komptencën, ajo kalon automatikisht si detyrë për Avokatin e Popullit.
Procesi do të mbikqyret nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Puna e të huajve fillon në momentin kur nis përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button