Erdogan dhe Putin zhvillojnë një bisedë telefonike, ja çfarë thanë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, këtë mbrëmje ka kryer një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës së Turqisë mësohet se dy liderët kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth zhvillimeve të fundit dhe për përhapjen në të gjithë vendin të armëpushimit në Siri.

Presidenti Erdoğan, gjithashtu me rastin e bisedës i ka shprehur homologut Putin ngushëllimet në lidhje me avionin rus që u rrëzua në Detin e Zi.

Ndër të tjera mësohet se gjatë bisedës telefonike ka qenë i pranishëm edhe presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button