Këngëtarja kërkon falje për veshjen në Festivalin e RTSH-së: Fustani im u njollos…

Komentet e reagimet pas Festivalit nuk mbetën vetëm te prezantuesit apo te fustani transparent i Ledina Ҫelos, po u shpërndanë edhe te konkurrentët në garë. Pas natës finale të festivalit, në media e portale qarkulluan disa foto të këngëtares Xhesika Polo që nuk mbetën pa u komentuar për “lakuriqësinë” e saj para publikut. Gjatë fokusimit në kamera, fustani prej tyli e dantelle binte në sy për transparencën në pjesën e bustit.

Pas shpërndarjes së fotove në portale, Xhesika ka reaguar me një status në profilin e saj në Facebook, përmes të cilit kërkon ndjesë për ҫka është vërejtur në publik, por në të njëjtën kohë thekson se nuk ka dashur asnjëherë ta ndërtojë famën e vet përmes skandaleve, shkruan RevistaClass.

Ja statusi i plotë i këngëtares në Facebook:

Si fillim dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më përkrahën e më ndoqën në festival. Shpresoj që performanca ime të ketë qenë në nivelin e duhur. Kam 5 vite karrierë dhe nuk jam përfolur asnjëherë më shumë se keto dy ditë, as në X Factor, as për 4 ҫmimet në Këngën Magjike e as për klipet e mia. Me sa duket, vetëm “skandalet” të dhënka famë. Fotot që po qarkullojnë nëpër portale nuk janë të qëllimta, kurrë nuk kam dashur të jem në qendër të vëmendjes për arsye që nuk kanë të bëjnë me muzikën time, por njerëz jemi dhe na ndodhin dhe aksidente. Jo gjithmonë jemi në gatishmëri të kamerave dhe të mbrojtur ndaj paparacëve. Fustani im i famshëm që u bë legjendë kishte një përmbajtje shumë të bukur që u njollos nga disa portale që fundja punën e tyre bëjnë. Dua t’ju them të gjithëve që, nëse do të doja ta ndërtoja karrierën time në bazë të vulgaritetit e skandaleve, do e kisha bërë me kohë. Gjithsesi, ҫudia më e madhe 3 ditë zgjat. Unë Xhesika, ju kërkoj shumë ndjesë, pasi pozicioni i fotove nuk dha mesazhin e duhur te ju, po unë ngelem po e njëjta, nuk jam perfekte e nuk më hyn në punë kjo lloj vëmendjeje e fame. Faleminderit për ҫmimin e medias. Paqe!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button