Ju bëhen sytë e kuq, të verdhë apo me ndonjë byc?! Ja çfarë problemi shëndetësor tregojnë

Shpesh pjesë të caktuara të trupit mund të na paralajmërojnë për sëmundje apo probleme shëndetësore që kemi, të tillë janë edhe sytë, shkruan shendeti.com.al.

Byc në sy: është normale të dalin masa të vogla dhjamore apo gunga në sy, por nuk është normale të ripërsëriten shpesh dh të rrinë për një kohë të gjatë. Nëse ju dalin byca në sy shpesh dhe nuk ju ikin për një kohë të gjatë, mund të tregojnë për gjendra të sëmura dhjamore. Në këto raste duhet të konsultoheni patjetër me mjekun.

Rënia e vetullave:ekzistojnë shumë arsye se psse mund t’ju bien vetullat, duke filluar nga mosha, stresi, mangësia e lëndëve ushqyese etj. Alopecia areata, apo “tullacllëku” është një tjetër arsye që ndikon në rënien e vetullave dhe ndikon në 0.1% të popullsisë.

Një arsye tjetër që ndikon në rënien e vetullave është hipotiroizmi, një mungesë akute e hormoneve tiroide e cila në shumë raste mund të çojë në rënien e flokëve, vetullave dhe qerpikëve.

Sy të skuqur: mund të vijnë si pasojë e sindromës së syrit të thatë.

Sy të verdhë: mund të tregojnë për verdhëz, për probleme me mëlçinë ose tëmthin. Sytë e verdhë mund të jenë edhe shenjë e hepatiteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button