Eneda Tarifa i “kthen borxhin” Linda Halimit: Bota është portokall

Vetëm një vit më parë, pasi Eneda u shpall fituese e Festivalit të 54-ët të Këngës në RTSH, një prej këngëtareve që e kontestoi ҫmimin e parë ishte Linda Halimi me një status në profilin e saj në Facebook, përmes të cilit shkruante se kishte ardhur koha që në Eurovision të përfaqësoheshim me një këngë me ritëm dhe me më shumë kënaqësi.

Pavarësisht se një pjesë e mirë e publikut e pëlqyen dhe e mbështetën këngën e Tarifës, Linda qe një prej atyre artisteve që e shprehën hapur kritikën për këngën “Përrallë”

“Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet! Mjaft më me kengë depresive! U bëmë bajat, jo për gjë… Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë, kaq kisha. Shëndet për të gjithë”, shkroi Linda vetëm disa muaj më parë.

Dhe ja ku i erdhi radha Enedës, e cila, nuk e harroi kollaj statusin e Lindës, por edhe të kolegëve të tjerë që patën të njëjtin mendim me të. Këtë vit, “Botë” është sërish një këngë me nota të theksuara pesimizmi, vaji e dhimbjeje – ato që Linda kishte kundërshtuar vetë një vit më parë:

Statusi i Enedës në profilin e saj në Facebook:

Mos erdhi gjë koha të të kthej statusin e vjetshëm e dashur Linda? Bota – “portokall”.

(Këtu përjashtoj vetëm Klodjan Qafokun dhe Geri Xharin. Ky status nuk ka lidhje me ta).

“Njerëzit janë lodhur nga këngët vajtuese, dramatike, britma!! Jetojmë në një kohë ku duam ritëm, meqë na kanë mbytur hallet e jetes, dhe duam relaks, kënaqësi, të harrojmë hallet!

Mjaft më me kengë depresive!!! U bëmë bajat jo për gjë… !!! Sikur na ka ngec disku në replay! Mirë kaq kisha. Shëndet për të gjithë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button