Mijëra shqiptarë të Kosovës bllokohen në kufirin Kroaci-Serbi

Mijëra shqiptarë të Kosovës janë bllokuar në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi Lipovac-Batrovci.

Shumë shqiptarë, qytetarë të Kosovës janë duke pritur me orë të tëra për marrjen e dokumentit udhëtues, të cilin policia doganore e Serbisë po e vonon deri ne 12 orë, transmeton “albinfo.ch”.

Si pasojë e rradhëve të gjata në kufi, disa qytetarë të Kosovës janë përleshur me njëri-tjetrin për të hyrë në radhë.

Pritjet e gjata për udhëtarët me makina për të hyrë nga Kroacia në Serbi deri tek dogana serbe shkojnë nga 5 deri në 8 orë.

Shumë shqiptarë nga pritjet e gjata dhe i ftohti që sillet rreth 0 gradë janë ankuar se po i trajtojnë si të ishin refugjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button