Nesër fillon ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër

Në fshatin “Izvor” të Kërçovës nesër do të shënohet fillimi i punimeve për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër.

Autostradën do ta ndërtojë kompania “Sajnohidro korporejshn limited” nga Kina ndërsa projekti do të kushtojë 274 milion euro. 

Autostrada duhet të ndërtohet për 45 muaj dhe do të jetë me gjerësi prej 25.2 metra. 

Përveç kompanisë kineze në ndërtimin e rrugës do të marrin pjesë edhe kompani të tjera të vendit.
Ndërkaq sot kanë filluar punimet në autostradën Milladinoc – Shtip .
Autostrada do të jetë e gjatë 47 kilometra, ndërsa e gjerë 29 metra, me nga dy korsi nga të dy anët dhe një korsi plotësuese për ndalesë.

Investimi është 206 milionë euro, që shteti i siguroi me kredi përmes Eksim bankës kineze, me afat të pagesës prej 20 vite, pesë vite grejs periudhë dhe normë interesi prej 2 për qind pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button