Orë horrori në Alpet italiane: 153 skiatorë bllokohen në teleferikë në 2,500 metra lartësi

Më shumë se 150 skiatorë mbetën të bllokuar për orë të tëra në teleferikët e Alpeve italiane, duke alarmuar autoritete lokale që organizuan misione ‘ekstreme’ shpëtimi, shkruan “BBC”, transmeton Syri.net.

Të 153 skiatorët mbeten në ‘ajër” për shtatë orë rresht, sipër shpateve malore të Cervinias , ditën e djeshme, pasi telat që mbanin teleferikun u koklavitën nga erërat e forta.

Teleferiku u ndal në një lartësi prej më shumë se 2,500 metrash dhe shpëtimi përfundoi pak para mesnatës.

Nuk ka raste hipotermie të raportuara gjatë incidentit në Luginën Aosta, pranë kufirit francez.

“Për fat të mirë era nuk ishte shumë e ftohtë … çdo gjë është nën kontroll”, tha Adriano Favre, kreu i ekipeve lokale të shpëtimit.

Pamjet televizive treguan skiatorët qw përdornin kabllot e teleferikëve për të rrëshqitur në tokë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button