Mbytet anija në detin Egje

Një anije transporti është mbytur në brigjet shkëmbore të ishullit Andros në detin Egje.

Sipas autoriteteve greke, anija “Cabrera” po lundronte drejt Finlandës, me një ngarkesë prej 3500 tonë hekur, transmeton TCH.

Ende nuk dihen rrethanat e devijimit te kursit te saj dhe përse u përplas në shkëmbinjtë e ishullit Andros. Rojet bregdetare njoftuan se pas përplasjes, ngarkesa u zhvendos duke futur ujë në hambarë, duke çuar deri në mbytjen e anijes.

Tre rimorkiatorët dhe helikopter, i cili mbërriti në vendngjarje mundën të shpëtonin 9 anëtarët e ekuipazhit, të cilët u dërguan në spital me gjendje hipotermie, por jashtë rrezikut për jetën.

Në bordin e anijes gjendeshin më shumë se 20.000 litra naftë, gjë që pritet të krijojnë ndotje në zone.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button