Krishtlindjet, çifti Obama uron për herë të fundit nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti i SHBA Barack Obama dhe Zonja e Parë Michell kanë uruar të gjithë amerikanët për festën e krishtlindjes, transmeton Ora News. Në fjalimin e tyre të fundit vjetor, Obama u shpreh:

“Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve! Një nga pjesët më të mira të sezonit të festave është kalimi i kohës me të afërmit. Dhe për mua kjo do të thotë të marr ndihmë nga mikja ime më e mirë për fjalimin e përvitshëm të krishlindjes.

Zonja e parë dhe presidenti reflektuan edhe për këto tetë vite në shërbim të popullit amerikan, të cilin e konsideruan një privilegj të veçantë.

“Duke kujtuar fjalimin e parë të krishtlindjeve, kuptoj që Obama kishte vërtetë nevojë për të gjithë ndihmën e dhënë. Kremtimi i festave të fundvitit në shtëpinë e bardhë gjatë këtyre tetë viteve ka qenë një privilegj i madh”.
Obama: Dhe dhurata më e madhe që Michelle dhe unë kemi marrë gjatë tetë viteve të fundit ka qenë nderi dhe privilegji për t’iu shërbyer juve si president dhe zonjë e parë. Së bashku, ne luftuam për të dalë nga kriza me rëndë në 80 vite që kishte prekur vendin dhe ulëm papunësinë në nivelin më të ulët në 9 vite. Ne garantuam sigurim shëndetësor njëzet milionë të tjerë amerikanë, kemi bërë Amerikën më të respektuar në mbarë botën.

Ky ishte fjalimi i fundit i familjes Obama para se presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button