Trump mendon ta mbyllë fondacionin e vet të bamirësisë

Donald Trump ka njoftuar se po planifikon të mbyllë fondacionin e tij të bamirësisë, edhe pse hetimi për ‘misionet’ e saj vazhdon.

Presidenti i zgjedhur amerikan tha se ai donte të shmangte “qoftë edhe dukjen se ka konflikt interesash, shkruan “CNN”, transmeton Opozita.

Prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut po heton për praktika të “papërshtatshme” të këtij Fondacioni, të cilat Trump i mohon me ngulm.

Prokurori Eric Scheinderman ka thënë se zyra e tij do të sigurohet se “Fondacioni Trump” po respektonte “ligjet për organizatat humanitare”.

Mediat amerikane kanë raportuar se fondacioni i Trumpit ka qenë nën hetim që prej qershorit të vitit të kaluar, kur u ngriten dyshime formalisht një donacion të bërë për Prokuroren e Përgjithshëm të Floridës, Pam Bondi në vitin 2013.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button