Personalitetet që u ndanë nga jeta në 2016-ën

Nga David Bowie tek Mohamed Ali apo Fidel Castro, më poshtë vijojnë disa prej personaliteteve më të mëdha që u ndanë nga jeta gjatë vitit 2016:

JANAR

5: PIERRE BOULEZ, 90 vjeç, kompozitor dhe shef orkestre francez në krye të një risie muzikore të vlerësuar në të gjithë botën.

7: ANDRE COURREGES, 92 vjeç, stilist francez që ka simbolizuar revolucionin në veshje në vitet 1960 mes minifundeve, çizmeve të bardha të vogla dhe stilit futurist.

10: DAVID BOWIE, yll britanik i rokut dhe ikone e pop kulutrë, vdiq në moshën 69-vjeçare për shkak të një kanceri dy ditë pas publikimit të albumit të tij të 25-të.

14: ALAN RICKMAN, 69 vjeç, aktor britanik, i njohur kryesisht për rolin e profesorit Rogue në filmat Harry Potter.

18: MICHEL TOURNIER, 91 vjeç, shkrimtar francez, autori i “Vendredi” dhe “Roi des Aulnes”.

19: ETTORE SCOLA, 84 vjeç, regjizor italian që ka realizuar vepra si “Una giornata particolare” apo “C’eravamo tanto amati”.

SHKURT

16: BOUTROS BOUTROS-GHALI, 93 vjeç, diplomat egjiptian, ish-sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (1992-1996).

17: ANDRZEJ ZULAWSKI, 75 vjeç, kineast polak inovativ dhe kontrovers, regjizor i veprës “L’amour braque” (Dashuri e Çmendur).

19: HARPER LEE, 89 vjeç, shkrimtar amerikan i “To Kill a Mockingbird”.

19: UMBERTO ECO, 84 vjeç, shkrimtar dhe filozof italian, autor i romanit të famshëm “Il nome della rosa”.

MARS

6: NANCY REAGAN, 94 vjeç, ish-zonja e parë amerikane (1981-89), këshilltare influente e bashkëshortit të saj presidenti Ronald Reagan.

8: GEORGE MARTIN, 90 vjeç, producenti britanik i grupit të famshëm “Beatles” i quajtur ndryshi si anëtari i pestë i grupit.

24: JOHAN CRUYFF, 68 vjeç, futbollist holandez i ekipit të Ajax i Amsterdamit të viteve 1970, i konsideruar si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

26: JIM HARRISON, 78 vjeç, shkrimtar amerikan, autor novelash dhe poemash si ato melodramatike “Legends of the Fall”.

31: IMRE KERTESZ, 86 vjeç, shkrimtar hungarez, autor i “Fatelessness” dhe fitues i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 2002.

PRILL

21: PRINCE, 57 vjeç, këngëtar amerikan, që ka bërë për vete gjenerata të tëra fansash me këngë si “Purple Rain”, “Girls & Boys” apo “Kiss”.

24: PAPA WEMBA, 66 vjeç, këngëtar, mbret i rumbës kongoleze.

QERSHOR

3: MOHAMED ALI, 74 vjeç, legjenda amerikane e boksit, tre herë kampion bote në peshat e rënda.

KORRIK

2: ELIE WIESEL, 87 vjeç, shkrimtar hebre amerikan, fitues i çmimit Nobel të Paqes dhe i mbijetuar i Shoah-së.

2: MICHAEL CIMINO, 77 vjeç, regjisor amerikan, autor i “The Deer Hunter” për luftën në Vjetnam.

4: ABBAS KIAROSTAMI, 76 vjeç, regjisor iranian, fitues i Palmës së Artë në festivalin e Kanës në vitin 197 me filmin “Taste of Cherry”.

SHTATOR

2: ISLAM KARIMOV, 78 vjeç, president i Uzbekistanit që prej pavarësisë së kësaj ish-Republike Sovietike në vitin 1991.

28: SHIMON PERES, 93 vjeç, një nga etërit themelues të Izraelit, ish-president, fitues i Çmimit Nobel të Paqes në vitin 1994 dhe një nga protagonistët e marrëveshjeve të Oslos që hodhën bazat e autonomisë së palestinezëve.

TETOR

9: ANDRZEJ WAJDA, 90 vjeç, kineast polak dhe fitues i Palmës së Artë në Kanë në vitin 1981 me filmin “Man of Iron”.

13: BHUMIBOL ADULYADEJ, 88 vjeç, mbret i Tajlandës, monarku më i vjetër në detyrë.

13: DARIO FO, 90 vjeç, shkrimtar dhe aktor italian, fitues i Çmimit Nobel të Letërsisë në vitin 1997.

NËNTOR

7: LEONARD COHEN, 82 vjeç, muzikant kanadez, poet melankolik dhe simbol i gjeneratës së pas viteve 68.

25: FIDEL CASTRO, 90 vjeç, babai i Revolucionit kuban, që e drejtoi vendin me një dorë të hekurt dhe sfidoi superfuqinë amerikane për më shumë se gjysmë shekulli./ Bordo.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button