Vashat e Çairit fituan Borecin në Veles

Në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e parë republikane në hendboll, në konkurrencë të femrave, ekipi i Çairit i drejtuar nga trainerja Semia Islami-Mia ka shënuar fitoren e dytë me radhë. 

Javë më parë pasi mundi Universin në cilësi të nikoqirit, kësaj radhe shkëlqeu me befasi të këndshme duke mposhtur ekipin e Borecit në Veles me rezultatin 34:16.
Trainerja Mia Islami ka mbetur e kënaqur nga paraqitja e vajzave dhe nga rezultati, ndërsa edhe organizimi dhe atmosfera në palestër ka qenë në nivel të duhur si dhe nikoqirët kanë qenë shumë korrekt.

Më efikase te ekipi i Çairit ishte anëtarja e reprezentacionit të Maqedonisë, Melisa Ajdini me 11 gola të shënuar, ndërsa me këtë fitore Çairi është ngjitur në pozitën e 6-të me 12 pikë, por me shpresë që nga java në javë të ngjitet drejt kreut të tabelës.

Në xhiron e ardhshme në sallën “Enver Idrizi” në Çair, vjen ekipi i Kërçovës, skuadër kjo që është vetëm një pozitë më lartë se KH Çairi me 15 pikë dhe në këtë duel derbi henbollistet shkupjane shpresojnë se do të korrin sukses dhe pikët do të mbeten në Shkup. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button