Ronaldo: Gjyqtari ishte lojtari i 12-të i Barcës, po ndodh e njejta gjë

Ylli i skuadrës së Real Madridit, Cristiano Ronaldo edhe njëher ka kritikuar ashpër vendimet e gjyqtarit duke thënë se nët El Classico po ndodh e njejta gjë.

“Luajtëm kundër 12 lojtarëve, është gjithmonë e njëjta gjë. Ata nuk na lejojnë. Ndoshta e dëshironin Barcën që të kthehej në garën për titull. Nuk dua që ta mbaj këtë brenda dhe nuk po kërkoj arsyetime, por arbitri nuk ishte në nivelin e kërkuar për një ndeshje të këtij lloji”.

“Nëse Barca do të humbte dje, ata do të ishin jashtë gare. Pas pesë vitesh këtu, e kam kuptuar si po shkojnë gjërat. Asnjëherë nuk e kam parë Real Madridin duke u favorizuar nga gjyqtarët”.

“Mirëpo, përkundër të gjitha këtyre, jam i sigurt se ne do ta fitojmë kampionatin”, tha portugezi pas ndeshjes.

Në ndeshjen e djeshme gjyqtari akordoi një penalti për Realin dhe dy për Barcelonën, ndërkohë përjashtoi me karton të kuq Sergio Ramosin./ Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Back to top button