Plotë arsye pse duhet dënuar Nikolla Gruevski nga vet shqiptarët

Partitë politike shqiptare nuk kanë dalë me qëndrime publike se ku duhet të kanalizohet vota e banorëve të Tearcës. Tearca do të jetë epiqendra e vëmendjes së politikës ditën e 25 dhjetorit, ku në vendvotimin 2011 do të ketë rivotim, shkruan Portalb.

Kujtojmë se VMRO-DPMNE fjalorin e saj parazgjedhor nuk e ndryshoi as pas zgjedhjeve.

Analizat e njohësve të çështjeve politike vlerësojnë se Nikolla Gruevski nuk dallon nga politika e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç.

“Edhe pse para zgjedhjeve bënte thirrje për qetësi nacionale, tani mbjelli urrejtje dhe mllef në mesin e qytetarëve. Kësaj radhe hyri edhe në konflikt të hapur me bashkësinë ndërkombëtare demokratike. Kjo do të shkojë në dëm të tij dhe të Maqedonisë. Njëjtë sikur Millosheviç më vitin 2000, Gruevski sot nuk mund të sqarojë se si është e mundur të ketë vetëm 51 deputetë, kur priste 63 dhe si është e mundur të mos te ketë pozicion të fuqishëm. Është për keqardhje të dëgjosh kësi retorika në prag të vitit 2017 në Maqedoni”, theksoi për Portalb Mariçiç.

Analiza e fundit e Portalb për qeverisjen e VMRO-DPMNE-së ditë më parë nxorri 12 arsye pse duhet thënë JO! Gruevskit.

Partitë shqiptare, patën dënuar retorikën e Nikolla Gruevskit në raport me shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtarë, por të njëjtat nuk e kanë dhënë një qëndrim më të prerë deri tash, në momente kur gjasat për t’i dhënë goditjen e fundit nga Tearca janë të mëdha.

Analisti politik Albert Hani, në deklaratën e tij për Portalb.mk vë në theks se populli shqiptar dha mesazh të qartë për atë se çka pret nga politikanët.

“Politikanët e zgjedhur nuk duhet të shkojnë kundër dëshirës së popullit dhe të përkrahin parti politike që i keqpërdor shqiptarët e Maqedonisë për tu pozicionuar më mirë në shoqëri. Edhe pse me më pakë mandate për deputetë në këtë përbërje të re të Parlamentit, pozita politike e shqiptarëve është tejet e lakmueshme. Nëse mençuria mbizotëron egon, politikanët e zgjedhur jo vetëm që formalisht mund faktorizohen, por mund që të kenë të drejtën e vetos në proceset vendimmarrëse. Tani dialogu i mirëfilltë ndërpartiak është më se i nevojshëm”, tha për Portalb Hani.

Analisti politik, Robert Nesimi ka sqaruar gjasat se si pa shumë kalkulime mundet të përmbyset rezultati i VMRO-DPMNE-së në vendvotimin 2011 në Tearcë.

Ai për Portalb, shpjegon se rezultati i këtillë nuk kërkon ndonjë njohuri të posaçme të sistemit të “D’Hondtit” për të kalkuluar votat që i duhen LSDM-së për përmbysje. Për ta kthyer atë nga 3-4 në 4-3 në favor të vetin, ajo thjeshtë duhet të ketë më tepër vota se VMRO-ja, pra të fitojë 304 vota më tepër se VMRO në atë vendvotim./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button