7 cliché-të e mërzitshme të cilat i dëgjoni pas ndarjes

Pra ajo ishte. Mori fund! Lidhja të cilën mendonit se do të zgjaste përgjithmonë, partneri i cili mendonit se ishte i vërteti, jetën që e planifikuar – më nuk është. Pa pritmas i ktheheni jetës së të qenurit vetëm. Dhe kur ju duket se të gjithë rreth jush po martohet, ju përsëri duhet të ktheheni në skenë me takime dhe gjithçka që përfshin ajo periudhë.

Ashtu siç është zakon, mbështetjen e kërkoni tek më të afërmit – kolegët, shoqet më të mira, familja, vëllezër, motra, teze… lista nuk ka fund. Por, pa marrë parasysh se kush do të jetë krahu ku do qani, mund t’ju garantojmë se do t’i dëgjoni këto 8 fraza të mërzitshme – me siguri më shumë se një herë.

1.”Pranoi gjërat ashtu siç vijnë”

Cila është alternativa? Ta marr një ditë të lirë, ta shoh se është e keqe dhe të kaloj tek tjetra?

2.”Gjërat ndodhin për një arsye”

A është kjo e vërtetë? Numroni të paktën një arsye të mirë përse unë përfundova kështu, me ndjenjën sikur po më thehet zemra dhe po varroset.

3.”Koha është ilaçi më i mirë”

Kjo mund të jetë e vërtetë, por përse kjo cliché është e mirë për mua pikërisht tani? Ju po më tregoni se duhet të jetoj me këtë dhimbje për një kohë më të gjatë derisa të filloj të ndjehem më mirë?

4.”Nuk ia vlente për të”

Për ty ndoshta nuk vlen asgjë, por në sytë e mi ai person vlente sa çdo gjë.

5.”Do të ndjehesh më mirë pa të”

Kjo mund edhe të jetë e vërtetë, por nuk do të thotë se dikush tjetër mund ta ketë.

6.”Thjesht nuk ka qenë e shkruar”

Nuk po më jep asnjë ngushëllim.

7.”Gjithçka kthehet”

Unë personalisht nuk do të kisha parashikuar një dhembje të tillë për askend.

8.”Mund të gjesh më të mirë”

Këtë nuk do ta kisha thënë asnjëherë duke qenë bashkë, thoshte se jemi të përkryer për njëri – tjetrin. E di se ma thua këtë për tu ndjerë më mirë. Mjaft!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button