Kidnapohet avioni me 118 pasagjer dhe anëtarë të ekuipazhit

Një avion i një linje fluturimesh të brendshme në Libi është rrëmbyer të premten dhe është ulur në Maltë, bënë të ditur mediet malteze.

Dy rrëmbyes janë kërcënuar se do të hedhin në erë avionin Airbus A320, me 118 udhëtarë shkruajnë mediet përfshirë edhe Times of Malta. Nuk është e qartë se cilat janë kërkesat e tyre, njofton Zëri i Amerikës.

Avioni po fluturonte nga Sebha në jugperëndim të Libisë për në Tripoli si pjesë e kompanisë shtetërore Afriqiyah Airways.

Malta, ujdhesë e vogël mesdhetare ndodhet rreth 500 kilometra në veri të bregdetit libian.

Kryeministri maltez Joseph Muscat shkori në twitter “jam informuar për një situatë të mundshme rrëmbimi. Një fluturim i brendshëm libian është ulur në Maltë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button