Kosovë, miratohet në parim Buxheti për vitin 2017

Kuvendi i Republikës së Kosovës miraton në lexim të parë Projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2017, raporton Anadolu Agency (AA).

Projektligji për Buxhetin për vitin 2017 në parim u miratua me 73 vota për dhe 20 kundër. Kurse leximi i dytë i Projektligjit të Buxhetit do të vazhdojë në një tjetër seancë plenare, e cila pritet të mbahet sonte.

Gjatë debatit të mbajtur ministri i Financave, Avdullah Hoti bëri të ditur se propozim buxheti parasheh shpenzimet prej 2 miliardë eurosh, e cila është një rritje prej 38 përqind krahasuar me fillimin e mandatit të kësaj qeverie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button