Kritika të ashpra nga fondacioni CDU për partinë si “motra” VMRO-DPMNE

Në vend që ta pranojë dëshirën e shumicës dhe të drejtohet kah reformat e brendshme, VMRO-DPMNE po mundohet që ta mbajë pushtetin e shterur, shkruan në analizën e fondacionit Konrad Adenauer, për gjendjen aktuale në Maqedoni, transmeton DW.

Fondacioni i partisë gjermane në pushtet CDU i kancelares Angela Merkel, ka adresuar kritika të ashpra për sjelljen jodemokratike të VMRO-DPMNE-së. Në analizën e publikuar sot në faqen e internetit të fondacionit “Konrad Adenauer”, kritikohet partia “si motra” në Maqedoni, për shkak të refuzimit të saj për reforma, si dhe për kritikat drejt ambasadorëve të huaj në vend.

Në analizën nën titullin “Populli vendosi”, thuhet se zgjedhjet edhe pse ishin më demokratiket deri më tani, nuk kanë sjellë ndonjë stabilitet në vend.

“Përkundrazi, ditëve të fundit ishin një shembull për sjellje jo demokratike par ekselans. Kriza në shtet nuk ka fund. Pasojat mund të jenë edhe trazira”, shkruan autori i tekstit Johanes Rej.

Ai më tej vlerëson se nëse LSDM-ja, arrin të fitojë edhe një vend deputeti pas rivotimit në Tearcë të dielën, kjo do t’ia rriste shanset për krijimin e koalicionit. Sa është reale që LSDM të fitojë 304 vota në Tearcë, askush nuk mund të parashikojë, por në fakt as ajo nuk luan ndonjë rol: “ Partia e kryeministrit shumëvjeçar Nikolla Gruevski, akoma para vendimit të Gjykatës Kushtetuese deklaroi se nuk do të merr pjesë në rivotim- një mosrespektim i ashpër i të drejtës së votës”.

“Me humbjen e 19 deputetëve, votuesit dërguan sinjal të qartë për ndryshime në koalicionin qeverisës, sinjal i cili para së gjithash nuk pranohet nga VMRO. Në vend që të iniciohen reforma të brendshme, po bëhet përpjekje që të mbahet pushteti i gërryer. Me fjalimin e Gruevskit para selisë së KSHZ-së, të shtunën e kaluar, po pengohet puna e KSHZ-së dhe Gjykatës Kushtetuese, si dhe po mbyllet derra për bashkësinë ndërkombëtare”.

Më tutje kritikohet edhe krijimi i “imazhit jomiqësor” me të huajt nga ana e VMRO-DPMNE-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button