Imazhe të reja të mbetjeve të mundshme të Malaysia Airlines

Në një deklaratë të publikuar nga ministria malajziane e Transporti thuhet se: “Këtë mëngjes Malajzia ka marrë imazhe të reja satelitore nga autoritetet franceze që tregojnë objekte të mundshme në afërsi të korridorit jugor.”

Ky është grupi i tretë i imazheve në një javë, të mbetjeve të mundshme në këtë zonë. Australia është duke koordinuar kërkimin dhe më parë tha se po heton mbi disa pamje dhe sende të tjera.

Zyrtarë malajzianë besojnë se avioni ka ndërruar qëllimisht kurs. Në bazë të informacionit të marrë nga satelitët, kërkimet janë shtrirë në dy korridore të veçanta, një që shtrihet në veri-perëndim të zones se njohur si Ngushtica e Malaccas dhe një tjetër në jug-perëndim. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur ende asnjë të dhënë serioze nga kërkimet.

Lajme të ngjashme

Back to top button