Saraçini mysafir te ‘Vezë Sharri’

Ministri i ekonomisë, Valon Saraçini, ka vizituar fabrikën ‘Vezë Sharri’ në Trebosh të Tetovës, për tu njoftuar me rrjedhën e punimeve për ndërtimin e centralit termoelektrik me gaz. Nëpërmjet këtij investimi ‘Vezë Sharri’ synon që energjinë elektrike ta prodhojë me përdorimin e bogazit. Punimet pritet të përfundojnë në qershor të këtij viti, ndërsa projekti kushton 6 milion euro.

“Me investime të këtilla ne kontribuojmë edhe për një stabilitet energjetik, pra nga mbeturinat do prodhohet rrymë elektrike, një problem kronik i kompanive të cilat të cilat nuk dinë si të menaxhojnë me mbeturinat, këtu kemi një shembull konkret ku prej mbeturinave do prodhojë rymë elektrike dhe në këtë mënyrë dhe vet do kursej shpenzimet për harxhim të energjisë elektrike mirëpo edhe do shes energjinë elektrike”, tha Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë.

“Pollogu me rrethinë kanë shumë interes nga ky projekt sepse të gjitha mbeturinat ë sot nuk dimë ku ti hedhim në të ardhmen do të mundë të përpunohen dhe të prodhohet rrymë. Njëkohësisht ajo na ndihmon edhe neve, sepse kemi marrëveshje me shtetin që t`ia shesim për 15 vite me radhë rrymën, dhe në të njëjtin moment zgjidhen shumë probleme që ndotin ambientin”, tha Arben Abduramani – drejtor i Vezë Sharri

Lajme të ngjashme

Back to top button