Shtatë këshilla për tu zgjuar sa më të bukura

Ne mëngjes kur dilni para pasqyrës dukeni te çrregullta, me rrudha dhe nuk iu pelqen aspak vetja? Ja disa këshilla si te dukeni sa me mire.

1. Flini mbi një jastëk me këllëf mëndafshi ose sateni

Fibrat e këtyre materialeve do bëjnë te mundur qe flokët tuaja mos ngatërrohen gjate natës. Nga ana tjetër ato nuk do ngjiten as pas fytyrës dhe nuk do lënë shenja ne lëkurë.

2. Flini ne kurriz

Trysnia e lëkurës se fytyrës mbi jastëk mund te krijoje rrudha. Nëse flini nga njëra ane këto rrudha do krijohen veten ne një pjese. Duke fjetur ne kurriz lëkura nuk do rrudhoset natën.

3. Hidratojeni lëkuren

Për një lëkurë me te freskët dhe te shëndetshme qe ne mëngjes, zgjidhni një krem nate qe përmban acid hyaluronik.

4. Ndërrojini shpesh këllëfët e jastëkëve

Këllëfët e jastëkëve mbajnë shume mikrobe e sidomos nëse ju neglizhoni çdo darke larjen e fytyrës dhe heqjen e makijazhit. Ndërrojini sa me shpesh ata.

5. Mos hani shume gjera te kripura ne darke

Nëse konsumoni kripe me shumice ne darke apo nëse pini shume alkool, trupi dehidratohet. Për pasoje formohen edhe rrathët e zinj tek sytë dhe fryrja e tyre.

6. Kapni flokët

Mos i lini gjithë natën flokët lëshuar ne mënyrë qe ato te mos e prekin fytyrën, por nga ana tjetër nuk duhet t’i shtrëngoni ata apo t’i lidhni bisht sepse do ju këputeshin dhe do ju dhembe koka. Mënyra me e mire është t’i kapni ata me një shall mëndafshi. Do e shihni qe do flini rehat dhe nuk do keni probleme.

7. Lajeni fytyrën para se te shtriheni për te fjetur

Nëse nuk e hiqni makijazhin dhe nuk e lani fytyrën, poret e lëkurës do bllokohen dhe do krijojnë puçrra.

Lajme të ngjashme

Back to top button