LSDM: Milloshoski po e braktisë Nikolla Gruevskin

Antonio Milloshoski nga dita e djeshme ka nisur me punë si noter. LSDM ka publikuar dokument nga Gazeta zyrtare me çka vërteton profesionin e ri të Milloshoskit, transmeton Portalb.

Bartësi i listës për kandidatë në njësinë zgjedhorë numër 5 është njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Sipas LSDM ky akt tregon se Gruevskin po e braktisin njerëzit e tij më të afërt.

“Po fillon jeta për qytetarët e Maqedonisë që votuan kundër regjimit, për ndryshime në Republikën e Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e partisë.

Milloshoski në reagimin e tij të fundit ka theksuar se do të jetë në Kuvend, edhe pwrkundër faktit se ka vendim për noter.

“Do të jem pjesë e parlamentit, aty ku pres që ti, Zaev e Sheqerinska të jeni pjesë e opozitës”, pati deklaruar Milloshoski.

milososki-notar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button