Ndotja e ajrit, 1 200 persona vdesin në vit!

Në nivel vjetor 6% apo 1.200 njerëz vdesin për shkak të ndotjes së ajrit në Maqedoni, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik. Sipas këtij Instituti, më shumë vdekje për shkak të ndotjes së ajrit ka në Shkup dhe rrethanat e qyteteve. Vdekshmëria për shkak të ndotjes së ajrit shënon rritje gjatë 10 viteve të fundit. Sidomos është e rrezikshme gjatë dimrit, transmeton Alsat-M.

“Ndotja e ajrit në rreth 25% të rasteve është shkak për infarktet dhe goditjet e trurit”, u shpreh Dr. Dragan Gjorgjev nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga Instituti i Kimisë thonë se në ajër ka edhe substanca të rrezikshme kimike gjatë tërë vitit. Kjo është më e theksuar në Shkup, por gjatë dimrit, ky problem rritet. Ekspertët shpjegojnë se grimcat në ajër përmbajnë thëngjill dhe helme të cilat gjatë frymëmarrjes, përmes mushkërive shkojnë në lukth, ndërsa pastaj nëpërmjet gjakut përhapen nëpër tërë organizmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button