LD: Të konstituohet Kuvendi dhe të formohet Qeveria

Lidhja Demokratike konsideron se nevojitet konstituim urgjent i përbërjes së sapozgjedhur të Parlamentit dhe përzgjedhjes së Qeverisë, të cilën, siç thonë nga partia, do ta kryesojë opozita e deritanishme.

“Kushtetuta është shumë e qartë, partia ose partitë do të tregojnë dhe dëshmojnë se ka shumicë deputetësh (më së paku 61), ata do ta kenë mandatin që të formojnë Qeveri, që është e sigurt se shifrat dhe përcaktimi i qytetarëve është i qartë”, thuhet në kumtesën e sotme të LD.

Zgjedhjet e sërishme në Tearcë, konsiderojnë nga partia, në thelb nuk do të ndryshojnë asgjë dhe nuk duhet “vendimet fatale të ndërlidhen me verdiktin e votimit, ku është e mundur shkelje e sërishme e rregullave zgjedhore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button