Gjithsej 13.535 të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë prej vitit 1998 deri në vitin 2000

Nga janari i vitit 1998 deri në vitin 2000 janë vrarë dhe zhdukur 13.535 persona në Kosovë, ka bërë të ditur Bekim Balaj nga Fondi për të drejtën humanitare Kosovë, në kuadër të prezantimit të organizuar nga Koalicioni për KOMRA mbi humbjet njerëzore dhe kampet e mbajtjes se periudhës se luftërave në ish-Jugosllavi, transmetojnë mediat shqiptare.

Ai ka thënë se më së shumti, ka të zhdukur nga komuna e Gjakovës, dhe pas saj nga Drenica dhe Malisheva.

Natasha Kandiq, koordinatore e projektit KOMRA ka thënë se presin që udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor të nxisin bashkëpunimin rajonal, për të gjetur të zhdukurit e këtyre viteve si dhe mbejtet mortore të atyre që kanë ndërruar jetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button