Armata siriane mori kontrollin e plotë ndaj Alepos

Forcat qeveritare siriane morën kontrollin e plotë ndaj qytetit Alepo, kumtoi Qendra siriane për monitorim të të drejtave të njeriut.

Në kumtesën e kësaj organizate joqeveritare proopozitare me seli në britani të Madhe, ceket se armata siriane e ka marrë kontrollin e plotë ndaj Alepos, pasi që sot qytetin e braktisën edhe grupet e fundit të kryengritësve.

Sipas Qendrës, për momentin në atë pjesë të Sirisë nën kontroll të kryengritësve mbetet vetëm një territori i vogël në perëndim të Alepos.

Gjatë luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve në këtë qytet më të madh në Sirinë veriore, sipas të dhënave të Qendrës, jetën e kanë humbur rreth 21.500 civilë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button