Këto zakone të përditshme janë të rrezikshme

Sipas studimeve mënyra e keqe e jetesës, dieta e varfër ushqimore dhe pasiviteti janë shkaktarët kryesore të sëmundjeve të tilla si problemet e zemrës, nivelet e larta të kolesterolit, hipertensioni, diabeti etj. Thuajse gjithmonë e kemi thënë se pirja e duhanit dëmton rëndë shëndetin dhe ndihmon në përkeqësimin e sëmundjeve, por në këtë postim gazeta Shëndeti do t’ju njohë edhe me disa zakone të përditshme që janë po aq të rrzikshme për shëndetin sa pirja e duhanit:

Qëndrimi për një kohë të gjatë ulur:është shkaktar i sëmundjeve të tilla si shtrembërimi i shtyllës kurrizore, dhimbjet e shpinës dhe qafës, sëmundjet e prostatës, sëmundjet e zorrës së trashë, obezitetit etj. Nëse punoni në zyrë mundohuni të bëni pushim 5 minutësh dhe ushtrime të thjeshta strecing pas çdo ore pune. Shmangni gjithashtu shikimin e televizorit për një kohë të gjatë.

Ngrënia e mishit të kuq çdo ditë: mishi i kuq nëse konsumohet çdo ditë mund të shkaktojë kancer. Për këtë arsye ju duhet të shmangni konsumimin e mishit çdo ditë. Proteinat mund t’i merrni edhe nga fasulet, bizelet, thjerrëzat etj.

Nuk flini mjaftueshëm: gjumi është thelbësor për t’u qetësuar dhe për të parandaluar sëmundjet. Mungesa e gjumit mund t’ju çojë në sëmundje të tilla si hipertension, obezitet, goditje në tru, depresion etj.

Gatimi me vajrat e gabuar: është shumë e rëndësishme që të zgjidhni vajin e duhur për të parandaluar obezitetin dhe kolesterolin e lartë në gjak. Mos përdorni gjalp, margarinë, vaj luledielli dhe kikiriku. Por, është gjithashtu e rëndësishme të dini se vaji i ullirit nuk është i mirë për skuqje sepse mund të lirojë qeliza kancerogjene. Përdoreni atë vetëm për sallatra apo për shtesë tek gjellat, supat etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button