Cila është mosha ideale për të lindur fëmijën e parë

Një studim i ri nga Kolegji i Obstetërve dhe Gjinekologëve në SHBA ka nxjerrë moshën mesatare ideale për të pasur fëmijën e parë, moshën 23 vjec. Mjekët thanë se mosha ideale dhe e sigurtë për të lindur fëmijë është 20 – 35 vjeç. Megjithatë gratë e moshës 35 vjeç janë 6 herë më pak të predispozuara për të mbetur shtatzënë se ato 20 vjeç, transmeton shendeti.com.al

Sipas statistikave të nxjerra nga studimi u vërejt se vetëm 5% e grave poshtë 25 vjeç kishin pasur vështirësi për të mbetur shtatzënë, ndërsa pas moshës 35 vjeç vështirësitë rriteshin në 30%.

Interesant është fakti se edhe mosha e burrave ndikonte në fertilitet. Sipas mjekëve fertiliteti mashkullor binte pas moshës 25 vjeçare dhe në të 40-at fertiliteti mashkullor reduktohej ndjeshëm.

Sipas studimit mosha ideale për të pasur shtatzaninë e parë është 23 – 25 vjeç për femrat dhe 25 – 30 vjeç për meshkujt.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button